Federata Ruse e Shahut (RCF) po shqyrton një ndalim të përjetshëm për një shahiste, që dyshohet se tentoi të helmonte kundërshtaren e saj, në një turne në Makhachkala të Dagestanit.
Njoftimi u dha të të mërkurën nga Drejtori Ekzekutiv i Federatës Ruse të Shahut, Alexander Tkachyov.
Më herët gjatë ditës, u raportua se gjatë turneut të shahut në Makhachkala dikush tentoi të helmonte lojtaren Umaiganat Osmanova, duke derdhur pika mërkur pranë tabelës së saj të shahut. Si rezultat, Osmanova u ndje e sëmurë.
“Ne jemi duke pritur hetimin nga organet e zbatimit të ligjit,” tha Tkachyov. “Nëse shahistja tjetër shpallet fajtore, reagimi ynë [RCF] do të jetë i ashpër, ndoshta një ndalim i përjetshëm.”
Ekzekutivi i RCF, shtoi se federata është thellësisht e zhgënjyer nga incidenti.
“Na vjen keq që një incident i tillë ndodhi në një turne shahu,” tha Tkachyov. “Ne nuk kemi asnjë dyshim se organet e zbatimit të ligjit do t’i shkojnë deri në fund të incidentit dhe i urojmë lojtares së dëmtuar, shërim të shpejtë që ajo të kthehet në një tabelë shahu sa më shpejt të jetë e mundur”.
Sazhid Sazhidov, presidenti i Republikës Ruse të Dagestanit për Kulturë Fizike dhe Sporte, konfirmoi se një shahiste u përpoq të helmonte kundërshtaren e saj me një përzierje mërkuri.
“Ne kemi prova, video që tregon se një nga lojtarët në kampionatin e shahut Dagestan, Amina Abakarova nga qyteti i Makhachkala, aplikoi një substancë të paidentifikuar, e cila më vonë doli se përmbante mërkur, në tryezën ku ishte Umaiganat Osmanova nga qyteti i Kaspiisk, e cila do të luante kundër saj”, theksoi Sazhidov.s.net.