Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se do të revokojë vizën e presidentit kolumbian, Gustavo Petro duke e akuzuar atë se ka nxitur ushtarët amerikanë “të mos u binden urdhrave dhe të nxisin dhunë”.
“Ne do ta revokojmë vizën e Petros për shkak të veprimeve të tij të pamatura dhe nxitëse”, tha departamenti në një postim në X.
Nuk u dhanë detaje ose prova të mëtejshme.
Presidenti amerikan, Donald Trump e kishte kritikuar më parë udhëheqësin e krahut të majtë të Kolumbisë, por në lidhje me politikën e drogës.
Një memorandum i nënshkruar nga Trump tha se nën Petron, kultivimi i kokës dhe prodhimi i kokainës kishin arritur nivele rekord dhe e akuzoi atë për përkeqësimin e situatës përmes politikave të gabuara.


























