Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka tërhequr nominimin e Mark Brnovichit për ambasador të ri në Serbi, sipas një vendimi të publikuar në faqen e internetit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit amerikan.
Arsyet për tërheqjen e emërimit të Mark Brnovichit nuk janë bërë të ditura.
Në fund të marsit, Trumpi pati njoftuar se do ta emëronte Brnovichin si ambasador të Shteteve të Bashkuara në Serbi.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë ambasador në Beograd që nga janari i këtij viti, kur Christopher Hill u largua pas kthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë./rel


























