ShBA-ja ka vendosur sanksione ndaj ish-kryeministrit të Gjeorgjisë dhe miliarderit themelues të partisë Ëndrra Gjeorgjiane, Bidzina Ivanishvili.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Ivanishvili dhe partia e tij kishin “shkatërruar të ardhmen euroatlantike të Gjeorgjisë”, duke e lënë atë të pambrojtur ndaj Rusisë.
“Ne dënojmë fuqishëm veprimet e Ëndrrës Gjeorgjiane nën udhëheqjen e Ivanishvilit, duke përfshirë represionin e saj të vazhdueshëm dhe të dhunshëm ndaj qytetarëve gjeorgjianë, protestuesve, anëtarëve të medias, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe figurave të opozitës”, thuhet në një deklaratë nga Blinken.
Ivanishvilli nuk është një zyrtar i zgjedhur, por ai është përshkruar si “kryetar nderi” i Ëndrrës Gjeorgjiane, e cila ka mbi 12-vjet në pushtet.
Partia pretendoi fitoren në zgjedhjet e fundit mes akuzave për mashtrim dhe njoftoi me shpejtësi pezullimin e bisedimeve të pranimit në BE, duke shkaktuar protesta të gjera në vend.
Deputetët e opozitës kanë bojkotuar parlamentin e ri, duke pretenduar për mashtrime, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.