Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, në një telefonatë ka diskutuar situatën në Palestinë me homologun e tij jordanez, Ayman Safadi, raporton Anadolu, përcjell KosovaPost.
Burimet diplomatike turke thanë se të dy ministrat shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në Palestinë.
Informacione të mëtejshme në lidhje me bisedën telefonike nuk janë bërë të ditura.


























