Ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen, nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave të huaja në Ukrainë në të ardhmen, megjithëse tha se nuk ka nevojë për këtë për momentin.
Ajo këto komente i bëri gjatë një interviste dhënë për Financial Times. Valtonen beson se presidenti francez Emmanuel Macron, bëri gjënë e duhur kur e bëri Rusinë të pyeste se cilët mund të jenë kufijtë e mbështetjes perëndimore për Ukrainën.
Në mars, Macron deklaroi se një dislokim i mundshëm i trupave perëndimore në Ukrainë “nuk mund të përjashtohet”. Ai më vonë shtoi se fjalët e tij të diskutueshme ishin menduar me kujdes.
Më pas, duke komentuar idenë që ngriti, Macron theksoi se nëse një skenar i tillë do të zbatohej, forcat franceze nuk do të shkonin në ofensivë kundër Rusisë.