Shefi i ri i Zyrës së Bashkimit Evropian, Aivo Orav, ka thënë se për të është kënaqësi dhe nder që prej takimeve të para prej emërimit të tij është ai me presidenten Vjosa Osmani.
Në një postim në platformën X, ai ka treguar se për çfarë kanë diskutuar.
“Gjatë diskutimit tonë për rrugën e Kosovës drejt BE-së, rikonfirmova mbështetjen tonë për reformat e BE-së nga të cilat do të përfitojnë të gjithë qytetarët”, ka thënë Orav.