Në finalen e madhe të mbajtur në Hagë, Shkollat Maarif të Kosovës arritën një sukses të madh, transmeton KosovaPost.
“Nxënësit tanë të talentuar fitoi gjithsej 4 medalje, duke na mbushur me krenari.
Medaljet e arta shkuan për Anisa Mulaku dhe Hatice Reyhan Demirkiran, medalja e argjendtë për Rejana Lezi dhe medalja e bronztë për Erta Tejeci. Duke konkurruar me nxënës nga 14 vende, ekipi ynë tregoi aftësi të jashtëzakonshme gjuhësore, duke i sjellë krenari shkollës sonë dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Hi-Lingua ofron një platformë argëtuese për të mësuar dhe konkurruar në gjuhët anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Nxënësit e lindur ndërmjet viteve 2004 dhe 2015 kanë mundësinë të përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore në këtë platformë. Hi-Lingua promovon mësimin e gjuhëve duke mbështetur shkëmbimin kulturor dhe diversitetin gjuhësor në nivel global”, përfundon njoftimi.