Sot në Shkup u vu gurëthemeli i një tempulli të ri të dijes dhe humanizmit në Shkup. Universiteti mban emrin e shenjëtores tonë,”Nëna Tereze një figurë “ndërsa objekti pritet të përfundojë brenda pesë viteve.
Udhëheqës shtetëror, politik dhe arsimor hodhën sot gurthemelin për ndërtimin e kampusit e ri të Universitetit Nënë Tereza në Shkup. Me këtë projekt synohet krijimi i një hapësire moderne universitare dhe me kushte të mira për studentët dhe stafin akademik.
Bekim Sali, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, tha se ky aktivitet i sotëm, është një dëshmi se arsimi është një shtyllë e rëndësishme për shoqërinë tonë, dhe investimi në arsim nuk është vetëm një investim të objekteve apo godinave por është një investim në të ardhmen e një kombi. “Rinia, studentët, janë e ardhmja e kombit tonë dhe investimi në ta është për një më të mirë të nesërme’’, tha ai.
Kurse Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit, tha se sot po vendosim gurthemelin, e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” ky është një moment historik sepse sot po vendosim themelet e një kapitullit të ri për arsimin shqip dhe për të ardhmen akademike të shqiptarëve.
“Me një vlerë prej 42 milion eurosh ky projekt është investimi më i madh, në arsimin shqip në Maqedoninë e Veriut dhe një nga investimet më të mëdha në rajon’’, tha ai.
Rektorit i Universitetit Nënë Tereza Bekim Fetaji,tha se ky institucion arsimor përfundimisht po e fiton shtëpinë e vet.
‘’Me këtë Universiteti Nënë Tereza, e fiton shtëpinë e vete të përhershme dhe ne sot hapim gurëthemelin i një tempulli të ri të dijes, dhe humanizmit në zemër të Shkupit. Universiteti jonë mbanë me krenari emrin e shenjëtores tonë Nënë Terezë, një figurë midis më influencuese ne aspekt global të shekullit të kaluar’’, tha ai.
Objekti i Universitetit “Nënë Tereza”, pritet të përfundoj brenda 5 viteve.


























