Tetë persona kanë vdekur dhe shtatë janë lënduar nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e sotëm rreth orës 03:30 në një shtëpi të të moshuarve në Veliki Bork në komunën e Beogradit në Serbi.
Ka indikacione se zjarri ishte zjarrvënie, tha ministri Nemanja Staroviq.
Zjarri është shuar, ndërsa në shuarje kanë marrë pjesë një numër i madh i zjarrfikësve dhe makinave zjarrfikëse.
Luka Çaushiq, ushtrues detyre i shefit të Departamentit për Situata Emergjente të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, tha për RTS se shtatë u plagosën dhe 13 u shpëtuan nga zjarri./21Media