Shqipe Mehmeti Selimi, bashkëshortja Rexhep Selimi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, e ka uruar atë për ditëlindje përmes rrjeteve sociale.
“Gëzuar ditëlindjen, Rexhe! Kemi shumë mall dhe krenari për ty”, ka shkruar ajo, duke shprehur dashuri dhe mbështetje për bashkëshortin e saj në këtë periudhë të vështirë.
Mesazhi i saj vjen në një kohë kur vëmendja e publikut vazhdon të jetë e përqendruar te procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).


























