Më 20 dhjetor në orën 11:00 Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë mbledhje të përbashkët të dy parlamenteve. Gjithashtu axhenda e mbledhjes ende nuk është bërë publike, por në seancë pritet të flasin kryetarët e grupeve parlamentare të dy vendeve.
Ndërsa aa i takon pjesëmarrjes, pritet që nga Shqipëria te shkojnë rreth 70 deputetë dhe nga Kosova rreth 60. Po ashtu i pranishëm në këtë takim do të jetë edhe kryeministri Rama dhe Albin Kurti.
“Të nderuar kryetarë të grupeve parlamentare. Në datën 20 dhjetor ora 11:00 në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Kuvendit të Kosovës. Në vijim, do t’ju informojmë për agjenden dhe detajet”, thuhet në mesazhin që Kuvendi i Shqipërisë u ka dërguar krerëve të grupeve parlamentare.