Një çuarje e topit në rrjetë dorë i ka kushtuar me kartonin e dytë të verdhë futbollistit të Çekisë, Chytil.
Situata e ndodhur në minutën e dyzetë është dashur të rivlerësohet nga gjyqtarët, pasi çekët kanë festuar për gol.
Pas reagimit të gjyqtarit me karton Republika Çeke ka mbetur me dhjetë lojtarë në fushë, gjë që do të thotë se pos epërsisë me gola Shqipëria ka shkuar në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh edhe me avantazh numerik.


























