Shqipëria e ka mposhtur Gjeorgjinë me rezultat 1:0 në Ligën e Kombeve.
Golin e fitores e realizoi Kristian Asllani vetëm tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Kësisoj, Kuq e Zinjtë morën hak për disfatën 0:2 që e pësuan muajin e kaluar në Tiranë nga kombëtarja në fjalë.
Me këtë triumf, pas katër xhirosh shqiptarët ndodhen në vendin e tretë të Grupit 1 në Ligën B të Kombeve, ndonëse me pikë të njëjta (6) me Gjeorgjinë dhe Republikën Çeke, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.