Sukseset e shqiptareve nëpër botë nuk kan të ndalur, transmeton Kosova Post.
Sihana Haxhnikaj, 16 vjeçarja nga Kosova performoi në audicionin e “The Voice Australia” me këngën e ‘Nothing Breaks Like a Heart’ të Miley Cyrus ku tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut australian.
Pastaj kur bëhet fjalë për jurinë, ajo që e shtypi butonin kalues ishte pikërisht këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Madje, në momentin që Rita mësohen se Sihana ishte me origjinë nga Kosova, reagon në mënyrë epike. Ajo e përshëndeti në gjuhën shqipe, duke i thënë: “Zemër si je?”. Më pas u shpreh shumë e lumtur që Sihana ishte pjesë e grupit të saj tashmë.
Momenti është nga minuta e 2:00.


























