Shtëpia e Bardhë thotë se bisedimet në Kajro që synojnë arritjen e një armëpushimi në Gaza kanë qenë konstruktive me disa përparime të arritura.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby ka thënë se gjitha palët duhet të bashkohen për të punuar drejt zbatimit të një marrëveshjeje të propozuar.
Kirby tha se Hamasi duhet të marrë pjesë në bisedimet, të cilat përfshinin negociatorë nga Izraeli, ShBA, Egjipti dhe Katari.
“Ne kemi nevojë që Hamasi të marrë pjesë. Dhe kjo është ajo ku ne jemi fokusuar këtu në ditët e ardhshme këtu”, është shprehur ai.