Një person pa shenja jete është gjetur të enjten në Prishtinë. Policia bën të ditur se viktima ishte shtetas i Shqipërisë, i cili është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të një banese.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion
“Rr. Sadik Bekteshi, Prishtinë 21.03.2024 – 05:55. Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendimin e prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.