Kam shumë miq, nga Shqipëria e “madhe” dhe ajo e vogël, që më pyesin nëse dhe kur do shkruaj për çështjen e shtetit bektashi të lajmëruar kohë më parë nga ana e kryeministrit aktual të Shqipërisë. Ndonëse pyetja shpesh ishte e formuluar mu kështu me pyetjen për kohën se kur do shkruaj menjëherë pas “nëse” asnjëherë nuk u përgjigja pozitivisht pasi kisha argumentet e mia se kjo nuk është gjë tjetër pos një truk gazetaresk që ia arriti qëllimit të bëhet temë edhe në disa media ndërkombëtare.
Andaj trajtimin tim të kësaj çështjeje, ndonëse ishte i sugjeruar me dashamirësi nga miqët shkaku i kompetencës time si historian i perudhës osmane dhe hoxhë, e quaja të panevojshëm dhe nuk doja të jem asnjëri nga katërdhjetë të mençurit që do nxirrnin gurin e budallait nga bunari.
Por, ka shumë arsye se si prej “nëse dhe kur” dola në “nejse dhe tani” e nga to ishte se kryeideatori i kësaj nisme dhe gati artikuluesi i vetëm e bëri një tërheqje në paraqitjen e dytë për këtë ide duke mohuar cenimin e sovranitetit të Shqipërisë dhe ca tërheqje tjera.
Thënë në pak fjalë e bëri synet vet iniciativën e vet. Aq sa ironikisht bëri të dihej e vërteta historike se tarikati bektashi ishte në esencë dhe historikisht një tarikat syni.
Pra në ndarjen e madhe të tarikateve, rendeve sufiste bektashinjtë, janë një tarikat synit dhe ka të tjera që janë shiite. Vetëm në një episodë historike Irani i sotëm, atëherë mbretëri perse dhe shiite e udhëhequr nga turq etnikë i ka pas përdorur politikisht dhe nga atëherë iu ka mbetur hija shiite alevite.
Iranianët dhe agjentët e tyre atëherë kanë bërë diçka të ngjashme me këtë që dëshiron të bëjë Edi Rama sot. Por, edhe atëherë e edhe sot shumë pak ose aspak do gjenden bektashinj që i mohojnë përkatësinë e vet Islamit, myslimanëve, synetit ose pejgamberit Muhamed, paqja e Zotit qoftë mbi te!
Ashtu që kur shqiptarët argumentojnë për gjuhën shqipe në shtetin e Maqedonisë së Veriut, ndonëse historikisht aspak nuk gjason, ata përmendin edhe njohjen e gjuhës maqedone dhe pakicës maqedone brenda Republikës së Shqipërisë.
Pas kësaj budallakie tani maqedonasit mund të kërkojnë edhe ata shtet diku në Liqenas dhe të thonë: ani se jemi pak, na jepni edhe neve sikur ju jepni “bektashinjve”, edhe ne po zhdukemi. Ja pa një “shtet” do na i merr Bullgaria aty njerëzit krejt?!
Ose sa dhe si do argumentojnë shqiptarët tani e tutje për mosdhënie status të veçantë kishës serbe dhe manastirëve në Kosovë kur dikush nga atje mundet të përdorë këtë analogji duke thënë po i jepni një rendi sufit paqartshëm të ndarë nga korpusi mysliman status dhe shtet e pse ne të mos kemi eksteritorialitet kur neve na njeh si të veçantë edhe Kisha Ruse e Patriarkia?!