Mes shumë problemeve duke filluar nga lëndimet e deri tek trajneri Xabi Alonso, Real Madridi sonte zhvillon një ndeshje vendimtare ndaj Manchester Cityt, ku presioni do të jetë i madh si për lojtarët ashtu edhe për udhëheqësin e tyre.
Pas një forme të dobët në ndeshjet e fundit, sipas raportimeve, Reali i ka dhënë ultimatum Alonsos, se fitorja është opsioni i vetëm ndaj Cityt, nëse do të vazhdoj në stolin e klubit, shkruan Arbresh.info.
Gjërat do të vështiresoheshin edhe më shumë nëse Mbappe nuk do të luante sonte, sic ishte raportuar dje.
Mirëpo francezi ka gjetur forcën, dhe është ftuar për ndeshjen me Man Cityn sonte e cila zhvillohet me fillim nga ora 21:00.


























