Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, ka publikuar rezultatet e para të Programit elektronik për matjen e kënaqshmërisë së pacientëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.
Sipas të dhënave të mbledhura nga 5 nëntori deri më 31 dhjetor 2025, nga 1,165 qytetarë që dhanë mendimin e tyre në 29 komuna, nga 63.8 % deri në 71% e qytetarëve shprehin kënaqësi me shërbimet shëndetësore që marrin.
Ky rezultat tregon një nivel të mirë kënaqshmërie, megjithëse autoritetet theksojnë se ka hapësirë për përmirësime të mëtejshme.
Megjithatë sipas kritereve të rangimit të Programit, “lë mundësinë për përmirësim të moderuar në kujdesin parësor shëndetësor”.
Qytetarët inkurajohen që të vazhdojnë të plotësojnë pyetësorin përmes QR kodit të vendosur në institucionet shëndetësore, për të ndihmuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve.


























