Në një episod të The Simpsons të transmetuar më parë, thuhet se seriali dinte për këtë zjarr, sepse një zjarr i ngjashëm u pa këto ditët e fundit në Kaliforni, transmeton Kosova Post.
Zjarret në pyje në rajonin e Los Anxhelosit të Kalifornisë kanë bërë që teoritë e konspiracionit të dalin në pah. Në këtë kontekst, tërhoqi vëmendjen një episod i serialit të njohur The Simpsons, i transmetuar 20 vite më parë. Në rrjetet sociale është pohuar se zjarri ishte parashikuar në këtë puntatë të serialit.
“Është tmerrësisht e ngjashme me ngjarjet e fundit.”
Derisa u dha një episod të serialit, llogaria e TikTok me emrin e përdoruesit “twinskitv” tha, “Në episodin e 12-të të sezonit të 18-të të quajtur “Vajza e Madhe”, Springfield përballet me një zjarr shkatërrues pyjor që kërcënon qytetin dhe banorët e tij. Skenat në këtë episod janë të frikshme për ngjarjet e fundit.” “Zjarret në pyje që përhapen në rajone të ndryshme, shkatërrimi i pronave dhe përpjekjet e pandërprera të zjarrfikësve për të kontrolluar flakët,” tha ai.
Duke folur në episodin e transmetuar në 2007, prezantuesi tha: “Në një nga shakatë e tij, Bart do të shkakton një zjarr që shpejt del jashtë kontrollit dhe kjo tregon se sa të cenueshme janë shoqëritë ndaj fatkeqësive natyrore”.