Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, i ka përcjellë urime Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe qytetarëve të vendit, me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke uruar lumturi, prosperitet dhe mirëqenie për Republikën e Kosovës.
Në letrën e saj, Presidentja Siljanovska-Davkova ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe partneritetin ndërmjet dy vendeve, duke theksuar progresin e arritur në bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Ajo ka nënvizuar rëndësinë e fqinjësisë së mirë si bazë për ndërtimin e një rajoni të sigurt, veçanërisht në kushtet e sfidave të vazhdueshme globale të sigurisë, njofton Presidenca e Kosovës.

























