Seriali The Simpsons, i cili ka shumë vite që qarkullon në të gjithë botën dhe ka tërhequr vëmendjen me temat që trajton, është parë jo vetëm si një animacion argëtues, por edhe si një “mjet profecie” përgjatë 36 sezoneve që ka, përcjell Kosova Post.
Seriali vazhdon të befasojë fansat e tij teksa ngjarjet që ka treguar vite më parë po bëhen të vërteta, një nga një.
Seriali, i cili dyshohet se ka njohur shumë ngjarje paraprakisht, nga katastrofa e Titanikut deri te ri’ardhja e Donald Trump si president, këtë herë bëri parashikime të jashtëzakonshme për vitin 2025.
The Simpsons, një prej filmave vizatimorë më të njohur në botë, vazhdojnë të bëjnë jehonë në rrjetet sociale. Parashikimet e bëra për ardhjen e Trump para zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës në SHBA dhe historitë për procesin e dixhitalizimit kanë dalë sërish në pah.
A DO TË VIJË FUNDI I DOLLARIT?
Një tjetër parashikim i Simpsons që qarkullon në mediat sociale tregon për një revolucion ekonomik.
Me sa duket, në serial thuhej se dollari do të humbiste plotësisht vlerën e tij deri në vitin 2026 dhe do të futej një sistem i monedhës virtuale.
Fansat po diskutojnë nëse do të realizohet ky parashikim i serialit për procesin e dixhitalizimit të ekonomisë amerikane.
The Simpsons, që nisi transmetimin 31 vite më parë, vazhdon të jetë një nga produksionet më të përfolur të kulturës popullore, duke parashikuar shumë ngjarje nga e kaluara e deri më sot.
Seriali vazhdon të zgjojë kuriozitet me pretendimet e tij jo vetëm për ngjarjet e së shkuarës, por edhe për ngjarjet aktuale dhe të ardhmen.