FO-Sante ka bërë thirrje për një grevë me kohëzgjatje të pacaktuar, e cila do të fillojë më 10 janar 2023.
Gjenevë
Sindikata e dytë më e madhe e spitaleve të sektorit publik në Francë ka bërë thirrje për një grevë me kohëzgjatje të pacaktuar, e cila do të fillojë më 10 janar 2023, raporton Anadolu Agency (AA).
Në faqen e saj të internetit, FO-Sante bëri thirrje për “një ndryshim rrënjësor në politikën shëndetësore” duke fajësuar “amullinë e qeverisë” që “vetëm ka përshpejtuar mbylljen e reparteve”.
Si zgjidhje për “dhomat e stërmbushura të urgjencës”, “mungesës së vazhdueshme të mjekëve” dhe “vuajtjeve të mëdha” në psikiatri, ndër ankesat e tjera, sindikata ka bërë thirrje për jo më pak se “200.000 punësime të reja në shëndetësi dhe në sektorët socialë dhe mjekësorë-socialë”.
Me grevën e paralajmëruar në spitale, Francës i kanoset problemi i dytë serioz në shëndetësi në vitin e ri.
Që nga 26 dhjetori, edhe mjekët e përgjithshëm në Francë kanë dalë në grevë. Mjekët kërkojnë dyfishimin e pagës dhe përmirësimin e kushteve të punës.