Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Presidenti iranian: Trump, Netanyahu dhe BE provokuan tensionet në Iran

    Kurti kujton Zahir Pajazitin: Lavdi komandantit dhe shokëve të tij

    Pas dështimit për të dytën herë me radhë, Kuvendi njofton për seancën e re konstituive

    120 vende, 120 emra: Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosovës

    Hoti për kandidaturën që mund të mos depërtojë fare në Kuvendin e LDK-së: Ta shohim, do të ketë agjendë

    Abdixhiku godet analistët, i quan “zhurmaxhinjtë e kurdisur”

    Kuvendi mbyll dyert, 355 delegatë do të vendosin për liderin e LDK-së

    Abdixhiku: Kush s’e respekton vullnetin e shumicës, ndoshta s’duhet të jetë pjesë e LDK-së

    Abdixhiku nis fjalimin: Natën e 28 dhjetorit pamë mundin të na shembej, rezultati i LDK-së është përgjegjësi e imja

    Rukiqi: Do të votoj kundër dorëheqjes së Abdixhikut, nevojitet stabilitet në udhëheqje

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

S’ka vend si shtëpia e prindërve për të rinjtë kosovarë

04 Janar 2025, 13:45
në Lajme
S’ka vend si shtëpia e prindërve për të rinjtë kosovarë
Share on FacebookShare on Twitter

Për qejf a për zor, shumica e të rriturve kosovarë jetojnë me prindërit.

Nëse dikush e sheh këtë si prapambetje, i ngjashëm është trendi edhe në disa vende të Perëndimit.

Në Shtetet e Bashkuara, të dhënat e Byrosë së Regjistrimit për vitin 2024 tregojnë se përafërsisht 1 në 3 të rritur amerikanë të moshës 18 deri në 34 vjeç, jeton në shtëpinë e prindërve.

Në një pjesë të madhe të Evropës, sipas Agjencisë së Statistikave – Eurostat, ky proporcion është më shumë se një në tre.

Në Kroaci, për shembull, janë shtatë të rinj në dhjetë që zgjedhin shtëpinë e prindërve.

Për sociologun Artan Krasniqi, familja është një aspekt jashtëzakonisht i rëndësishëm i jetesës në Kosovë.

“Jemi shumë të lidhur”.

“Unë nuk mund të paramendoj të jetoj vetëm”, thotë Genita Rafuna.

“Ne jemi familje e madhe – dy prindërit dhe gjashtë fëmijë. Jam shumë-shumë e lidhur me ta”, thotë 23-vjeçarja nga Prishtina.

Genita, aktualisht, është studente në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë. Thotë se nuk ka pronë të veten, por edhe sikur të kishte, nuk do të jetonte vetëm.

“Unë jam mësuar në një ambient me shumë njerëz, me atmosferë, zhurmë e të qeshura në familje”, shprehet ajo.

Këtë ndjesi ndan edhe Faton Rexhepi. Tregon se i ka 37 vjet, punon në sektorin privat dhe jeton nën një çati me prindërit, vëllezërit e motrat.

Ky “mentalitet bashkëjetese”, siç e quan ai, “është krejt normal”.

“E ndiej veten rehat. Dua të kujdesem edhe për prindërit, sepse janë në moshë të shtyrë dhe kanë nevojë”, thotë Fatoni.

Ndryshe prej tij, Namon Muçiqi, 28 vjeç, do të donte të jetonte vetëm, por nuk i ka kushtet ekonomike.

Thotë se paga që merr nga puna në sektorin privat, nuk i mundëson të paguajë qiranë e një banese.

“Kështu që jetoj me prindërit. Është më lirë. Faturat për shërbime paguhen për të gjithë anëtarët. Ushqimi përgatitet për të gjithë. Ky stil i jetës është më i lirë”, sipas tij.

Çka thonë shifrat? Një studim i organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung, i publikuar në nëntor të vitit 2024, nxori në pah se 86 për qind e të rinjve në Kosovë nga mosha 14 deri në 29 vjeç jetojnë me prindërit e tyre, meqë është opsion më i thjeshtë dhe më i përshtatshëm. Sipas studimit, vetëm 11.5 për qind e të anketuarve do të jetonin vetëm, nëse rrethanat financiare do t’u lejonin. Të rinjtë që jetojnë në viset urbane, përbëjnë përqindjen më të lartë – mbi 37 – sa u përket preferencave për të jetuar vetëm, nëse do t’u mundësonin kushtet financiare. Të dhënat e regjistrimit të popullsisë në vitin 2024, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë se familjet në vend kanë mesatarisht 4.33 anëtarë.

Faktori kulturor dhe ai ekonomik

Artan Krasniqi, sociolog në Universitetin e Prishtinës, thotë se faktori i parë që i lë të rinjtë e rritur në shtëpitë e prindërve, është ai kulturor.

Sipas tij, vajzat e kanë edhe më të vështirë të vendosin të jetojnë vetëm pa u martuar, kryesisht për shkak të mentalitetit patriarkal.

Krasniqi thotë se një faktor tjetër që i kontribuon dukurisë, është edhe ai ekonomik.

“Sikur të kishin mirëqenie, punë të sigurt, banim me kosto të përballueshme, me siguri se do të rritej numri i atyre që do të donin të jetonin vetëm”, thotë ai.

Shkalla e papunësisë te të rinjtë në Kosovë është gati 20 për qind.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave për vitin 2023, mbi 62 mijë është numri i të rinjve nga 15 deri në 24 vjeç që llogariten fuqi punëtore, kurse mbi 52 mijë prej tyre janë të punësuar.

Qiratë e banesave në Prishtinë sillen nga rreth 200 euro e lart, varësisht madhësisë, kushteve që i ofron dhe lokacionit ku ndodhet.

Çmimi për blerje të banesave, ndërkaq, nis nga 1.000 euro për metër katror deri në mbi 2.200 euro. Më së shtrenjti, ato janë në Prishtinë dhe në Prizren.

Marrë parasysh këto shifra dhe pagën mesatare në vend prej rreth 570 eurosh, profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skënderi, thotë se në Kosovë nuk është krijuar standard i tillë ekonomik që të rinjtë të jetojnë të pavarur.

“Të jetuarit bashkë është më lehtë dhe më lirë”, thotë ai, duke shtuar se institucionet duhet të krijojnë mundësi, që çmimet e pronave për banim të jenë më të përballueshme.

Institucionet, përkatësisht Qeveria aktuale e vendit ka premtuar ndërtimin e 4.000 njësive banesore, kur është zgjedhur para gati katër vjetësh.

Asnjë prej tyre nuk është ndërtuar ende, por së paku në katër komuna janë caktuar lokacionet dhe është hapur tenderi për ndërtim.

“Po e nisim me komunën e Pejës, Gjilanit, Podujevës dhe Istogut, e shumë shpejt do të procedojmë edhe me nëntë komuna të tjera”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Facebook në fund të nëntorit.

Ai tha se vlera e projektit është mbi 38 milionë euro.

Pak ditë më vonë, më 5 dhjetor, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për banim social dhe të përballueshëm.

Në bazë të këtij ligji, mosha e njërit të çiftit që mund të përfitojë nga ky program, duhet të jetë nën 37 vjeç, nuk duhet të ketë në pronësi njësi banimi dhe të ketë mundësi të limituara financiare për të blerë banesë me çmime të tregut.

Sipas programit, familja përfituese do të bëhej pronare e banesës me këste mujore prej 120-150 eurosh në muaj, për një periudhë kohore prej 150 muajsh.

Në Perëndim, faktori ekonomik është arsye më e fortë e të rinjve që jetojnë me prindër, sesa ai kulturor.

Ai është bërë më i theksuar pas pandemisë COVID-19 dhe shpërthimit të luftës në Ukrainë – ngjarje këto që kanë shkaktuar rritje të inflacionit gjithandej, por edhe humbje të vendeve të punës. Radio Evropa e Lirë.Në një anketë që ka publikuar Qendra e Kërkimeve Pew në vitin 2022, mbi një e treta e amerikanëve apo 36% kanë thënë se është një gjë e keqe për shoqërinë që më shumë të rinj të rritur jetojnë me prindërit e tyre, ndërsa 16% kanë thënë se është gjë e mirë për shoqërinë. /REL

Etiketat: eurostatFamiljaKosovë prindër
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Pas emrit të plotë të Lamine Yamal fshihet një histori prekëse e familjes së tij

9 muaj më parë
T*ragjedi në Nju Jork! Rrëzohet helikopteri në lumin Hudson, humbin jetën e gjithë familja

10 muaj më parë
Vizita e Hashim Thaçit me rastin e vd*ekjes së babait, detaje ekskluzive: Sonte do të qëndrojë në Kosovë…

11 muaj më parë
Edhe njëherë për ‘pro familjen’ dhe pse rruga e Lëvizjes Vetëvendosje është rruga e duhur

12 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH