Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një gabim gjatë një deklarate publike lidhur me konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
“Konflikti mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë kishte vazhduar për 34-35 vite. Unë e zgjidha atë”, tha Trump gjatë një interviste në emisionin “Mark Levin Show”.
Kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan bën një gafë të tillë.
Në vitin 2020, pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë–Serbi në Shtëpinë e Bardhë, Trump e cilësoi Kosovën si pjesë të Lindjes së Mesme.
“Një tjetër ditë madhështore për paqen në Lindjen e Mesme – Kosova me shumicë myslimane dhe Izraeli kanë vendosur të normalizojnë lidhjet e të vendosin marrëdhëniet diplomatike. Më shumë vende myslimane dhe vende arabe do ta pasojnë këtë”, kishte shkruar Trump në rrjetin social “X” në atë kohë./Telegrafi/


























