Familjarët dhe kolegët e tij kanë njoftuar për vdekjen e tij, duke shprehur ngushëllime dhe dhimbje për humbjen e madhe.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin se është ndarë nga jeta kolegu dhe bashkëpunëtori ynë Gafurr Podvorica, i cili që disa muaj vuante nga një sëmundje e rënde dhe e vështire. Podvorica me përkushtim dha kontribut për shume vite në çështjet sociale dhe mirëqenie sociale, pranë Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjes ne kuadër të ish-MPMS-së”, thuhet në një postim të Departamenti i Skemave Sociale në MFPT.
Ky departament shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit, shokëve dhe gjithë kolegëve!
I ndjeri la pas një trashëgimi të rëndësishme si luftëtar dhe kontribuues në zhvillimin e politikave sociale në vend.

























