Sot në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kolektivi ‘Marshojmë S`festojmë” organizon marshin tradicional protestues në kryeqytet.
Edhe këtë vit marshi i grave nis në orën 12:00 nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ për të vazhduar deri tek sheshi ‘Skënderbeu’.
Këtë vit ky aktivitet mbahet nën moton ‘Marshojmë për njana – tjetrën’.
Sot kudo në botë shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.
100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.
Për nder të kësaj dite, nënave dhe grave u jepen dhurata të ndryshme, ku dhurata më e shpeshtë është lulja, e cila ka simbolin e respektit dhe dashurisë.