Profesori dhe njëherësh analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës se e ka në dorë sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Sipas Spahiut, sistemi prokurorial dhe gjyqësor në Kosovë janë në dorën e PDK-së.
“Sistemi prokurorial përgjithësisht është në dorën e PDK-së. Sistemi gjyqësor është po ashtu në dorën e PDK-së, ky është realiteti”, ka thënë Spahiu në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.