Spanja ka arritur një fitore të thellë ndaj Serbisë, ndërsa Portugalia është ndalur në një barazim nga Skocia.
Të martën janë zhvilluar tetë ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në stadiumin “El Arcangel”, Spanja ka triumfuar me rezultatin 3-0.
Laporte e ka hapur serinë e golave në minutën e pestë, duke i dhënë fillim të mbarë ekipit të tij. Morata e ka dyfishuar epërsinë në minutën e gjashtedhjete e tretë, ndërsa Baena e ka vulosur rezultatin me golin e tretë në minutën e shtatëdhjetë e shtatë.
Ndërkohë, në “Hampden Park”, Skocia ia ka arritur ta ruajë rrjetën e saj të paprekur, duke mbyllur ndeshjen me Portugalinë me rezultat 0-0. Kjo përballje është karakterizuar nga një mbrojtje e fortë skoceze, që ia ka arritur t’i frenojë sulmet e portugezëve.
REZULTATET E NDESHJEVE: