Spanja ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për aeroplanët amerikanë të përfshirë në sulmet ndaj Iranit, një hap përtej mohimit të mëparshëm të përdorimit të bazave ushtarake të operuara së bashku, raportoi të hënën gazeta spanjolle El Pais, duke cituar burime ushtarake.
Mbyllja e hapësirës ajrore, e cila detyron aeroplanët ushtarakë të anashkalojnë Spanjën, një vend anëtar të NATO-s, gjatë rrugës për në objektivat e tyre në Lindjen e Mesme, nuk përfshin situatat emergjente, shtoi El Pais.
“Ky vendim është pjesë e vendimit të marrë tashmë nga qeveria spanjolle për të mos marrë pjesë ose kontribuar në një luftë e cila u iniciua në mënyrë të njëanshme dhe kundër ligjit ndërkombëtar”, tha Ministri i Ekonomisë Carlos Cuerpo .
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka qenë një nga kundërshtarët më të zëshëm të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke i përshkruar ato si të pamatura dhe të paligjshme.
Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të ndërpresë tregtinë me Madridin për shkak se SHBA-të nuk i japin mundësi bazave të tyre në luftë.


























