Dhomat e Specializuara të Kosovës, këtë javë do të përfundojnë pushimin dimëror.
Por seancat e Gjykatës Speciale, do të fillojnë javën tjetër, ku janë paraparë të mbahen katër seanca në rastin ‘Shala’.
Gjatë kësaj periudhe kur nuk janë mbajtur seanca gjyqësore dhe disa nga shërbimet jothelbësore kanë qenë në minimum. Megjithatë, gjykata ka mbetur plotësisht funksionale dhe puna ka vazhduar në të gjitha seksionet e DHSK-së. Gjatë pushimit kanë mund të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi.
Ndërsa në rastin gjyqësore ‘Hashim Thaçi dhe të tjerët’, seancat do të fillojnë më 15 janar.
Gjatë muajit janar sipas kalendarit të Dhomave të Specializuar, do të jenë ën tërësi 16 seanca gjyqësore, në dy rastet gjyqësore Hashim Thaçi dhe të tjerët’ dhe ‘Shala’.