Kryetarja e Kuvendi të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se Kosova është prioritet kombëtar i shtetit shqiptar.
Ajo ka thënë se nga takimi me homologun kosovar, Glauk Konjufca, do të dalin me një sugjerim ndaj qeverive të dyja shteteve shqip-folëse që të ketë konkretizim më të detajuar të partneritetit.
“Dy parlamentet tona kanë potencialin patriotikë dhe politikë detyrimin kushtetues, historik dhe moral që të bëhen edhe më shumë promotor të integrimit dhe mirëkuptimit rajonal”, ka thënë Spiropali në konferencë për media gjatë vizitës në Kosovë.