Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, po merr pjesë në Takimin e Dytë të Platformës së Paqes së Ballkanit në Istanbul, ndërkohë është takuar me homologun turk, Hakan Fidan.
Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali ka shkruar se partneriteti strategjik në rritje mes Shqipërisë dhe Türkiyes do të marrë një tjetër peshë me takimin e tretë të Këshillit të Nivelit të Lartë për bashkëpunimin ndërsektorial mes dy vendeve përgjatë këtij viti.
“Mbajtja e Samitit të NATO-s këtë vit në Ankara dhe vitin tjetër në Tiranë, është një mundësi e jashtëzakonshme për të forcuar më tej bashkëpunim mes dy vendeve mike”, ka shkruar ajo.


























