Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Ardian Krasniqi i jashtëzakonshëm, boksieri shqiptar fiton meçin në Stutgart

    Ardian Krasniqi i jashtëzakonshëm, boksieri shqiptar fiton meçin në Stutgart

    Presidenti Erdogan: Paqja në Ukrainë nuk është larg

    Presidenti Erdogan: Paqja në Ukrainë nuk është larg

    Shefqet Gjocaj, kandidat i Vetëvendosje mesazh rinisë: Rinia shqiptare ka sjellë vazhdimisht frymë të re

    Shefqet Gjocaj, kandidat i Vetëvendosje mesazh rinisë: Rinia shqiptare ka sjellë vazhdimisht frymë të re

    Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit

    Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit

    Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsisht falënderues

    Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsisht falënderues

    Mërgata shqiptare në Turqi shpreh mbështetje të fuqishme për Kryeministrin Albin Kurti

    Mërgata shqiptare në Turqi shpreh mbështetje të fuqishme për Kryeministrin Albin Kurti

    Kryeministri Kurti paralajmëron vendime të mëdha për pensionistët, nënat, fëmijët dhe veteranët e UÇK-së

    Kurti në diasporë: Punojmë për të pasuruar shtetin, këtë mësim e morëm nga Zvicra

    Nis takimi trepalësh, Bislimi -Lajçak – Petkoviq

    Strategjia e SHBA, merr fund ideja e shkëmbimeve territoriale Kosovë-Serbi

    Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

    Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Spiuni i dyshuar rus, vëzhgues i OSBE-së i zgjedhjeve në Serbi

12 Dhjetor 2023, 22:36
në Botë, Lajme, SOCIALE
Spiuni i dyshuar rus, vëzhgues i OSBE-së i zgjedhjeve në Serbi
Share on FacebookShare on Twitter

Një diplomat rus dhe spiun i dyshuar, i dëbuar nga Bashkimi Evropian për shkak të “veprimeve të paligjshme dhe përçarëse”, do të shërbejë si vëzhgues i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale në Serbi, në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Aleksandr Studenikin, 49 vjeç, ishte këshilltar në misionin e përhershëm të Rusisë në BE në Bruksel, kur ai dhe 18 diplomatë të tjerë rusë u shpallën persona të padëshirueshëm në prill të vitit 2022 – dy muaj pasi Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.

BE-ja tha se diplomatët rusë, të përfshirë në listën e zezë, u angazhuan në aktivitete “kundër interesave dhe sigurisë së BE-së dhe shteteve të saj anëtare”.

Tani, Studenikin është në mesin e një grupi prej 30 vëzhguesish zgjedhorë, të cilët do ta përfaqësojnë OSBE-në në zgjedhjet e Serbisë për Parlamentin dhe për 65 komuna, më 17 dhjetor.

Një raport i mediave pretendonte më herët se Studenikin ishte punonjës i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë, i njohur si SVR.

Një zyrtar i lartë evropian me qasje në informacione të klasifikuara tha gjithashtu se Studenikin punon për SVR-në, edhe pse vetë ai e mohon çdo lidhje me inteligjencën.

Studenikin është një nga katër rusët në listën e vëzhguesve afatgjatë të misionit të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR).

Sipas OSBE-së, këta vëzhgues janë përgjegjës për monitorimin e të gjithë procesit zgjedhor, “për të kuptuar thellë procedurat e përgjithshme administrative dhe mjedisin e fushatës”.

Grupi përfshin gjithashtu vëzhgues nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Franca, Danimarka, Bjellorusia dhe shtatë vende të tjera.

Detyra e Studenikinit në Serbi është e përkohshme, por ky vend është bërë destinacion për diplomatët rusë, të dëbuar nga BE-ja.

Një hulumtim i Radios Evropa e Lirë në mars zbuloi se së paku tre diplomatë rusë, me lidhje me inteligjencën ruse, të cilët ishin në listën e zezë të vendeve anëtare të BE-së, janë rishfaqur si diplomatë rusë të akredituar në Serbi – njërin prej vendeve të pakta evropiane që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, për shkak të luftës së saj në Ukrainë.

Deri te dëbimi i tyre erdhi pasi qeveritë e BE-së futën në listën e zezë qindra diplomatë rusë, pas nisjes së pushtimit rus në shkurt të vitit 2022. Disa prej këtyre shteteve përmendin spiunazhin e dyshuar si arsye për dëbim.

Zgjedhjet në Serbi vijnë në kohën kur qeveritë perëndimore kanë rritur trysninë ndaj Beogradit për të ndërmarrë sanksione kundër Rusisë, për shkak të agresionit në Ukrainë.

Partia Përparimtare Serbe në pushtet dhe presidenti Aleksandar Vuçiq kanë mbajtur koalicion me partitë që shihen si pro-ruse, ndërsa opozita pro BE-së ka luftuar për të fituar popullaritet në vendin ku shumica e popullsisë e sheh Rusinë si komb mik.

Vuçiq ka bërë përpjekje t’i balancojë aspiratat e Beogradit për t’u anëtarësuar në BE dhe marrëdhëniet e tij miqësore me Rusinë. Dy vendet ndajnë trashëgiminë e krishterë ortodokse, ndërsa Moska e mbështet gjithashtu Beogradin në mosmarrëveshjet e tij me Perëndimin.

Rusë që punojnë për OSBE-në, më herët, kanë pasur vështirësi për të hyrë në disa vende të BE-së.

Vitin e kaluar, autoritetet polake shpallën persona të padëshirueshëm dy punonjës rusë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, duke thënë se ata paraqesin “kërcënim për sigurinë e shtetit”. Një prej tyre, Darya Boyarskaya, u ndalua në kufirin Lituani-Rusi, derisa po përpiqej t’i vizitonte të afërmit e saj në Kaliningrad.

Vendet anëtare të OSBE-së i zgjedhin individët që duan t’i bashkohen një misioni vëzhgues të zgjedhjeve. Vetë OSBE-ja nuk e menaxhon drejtpërdrejt rekrutimin e këtyre vëzhguesve, të cilët rekomandohen nga shtetet anëtare.

Studenikin, i cili më herët punoi në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në Hagë, arriti në Serbi më 19 nëntor, për të filluar punën e tij si vëzhgues i zgjedhjeve i OSBE-së.

Grupi i vëzhguesve të Studenikinit është përgjegjës për disa komuna në Serbinë lindore dhe është takuar me përfaqësuesit politikë lokalë në Zajeçar dhe Klladovë, afër kufijve me Bullgarinë dhe Rumaninë.

Sipas raportimeve të mediave dhe një burimi, Studenikin mori pjesë në fushata si për partitë në pushtet, ashtu edhe për opozitën në rajonin ku është vendosur. Aktivitete të tilla priten nga vëzhguesit afatgjatë, sipas OSBE-së.

I kontaktuar me telefon në Serbi, Studenikin tha se arsyeja për dëbimin e tij është informacion i publikuar në llogarinë e tij në LinkedIn, ku përmendet edhe punësimi i tij në OPCW.

“Ne kishim rreth 500 njerëz të dëbuar nga Evropa. Rezulton se nëse je rus, je spiun. Nëse je diplomat ose jo, kjo nuk ka rëndësi për të gjithë”, tha ai.

Një zëdhënës i ODIHR-it tha se organizata “nuk ishte informuar” se BE-ja e ka shpallur Studenikin person të padëshirueshëm, apo non grata.

Vëzhguesit e zgjedhjeve zgjidhen nga vendet e tyre përkatëse dhe “duhet ta respektojnë kodin e sjelljes së vëzhguesve”, shtoi zëdhënësi.

“Çdo shkelje serioze e kodit çon në tërheqjen e menjëhershme të akreditimit të një vëzhguesi”, sipas tij.

Pyetje u dërguan për rolin e Studenikinit si vëzhgues i zgjedhjeve në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, në Komisionin Zgjedhor të Serbisë dhe në misionin e përhershëm të Rusisë në OSBE në Vjenë. Asnjëri prej tyre nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij artikulli.

E pyetur për dëbimin e Studenikinit vitin e kaluar, Ministria e Jashtme belge i referoi pyetjet te Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së, i cili nuk u përgjigj.

“Në kundërshtim me statusin diplomatik”

Përfshirja e Studenikinit në listën e zezë të BE-së, e cila u shpall në prill të vitit 2022, u raportua për herë të parë në një hetim të përbashkët të EU Observer dhe Dossier Center.

EU Observer pretendoi se ai punon për SVR-në.

Zyrtari i lartë evropian me qasje në informacione të klasifikuara, tha gjithashtu se Studenikin është punonjës i SVR-së – gjë të cilën Studenikin e mohoi.

“Ndoshta do të doja të punoja për dikë [të tillë], por kjo mundësi nuk është paraqitur në karrierën time deri më tani. Pra, jo, definitivisht jo”, tha ai.

Në një përgjigje të dërguar me email, në lidhje me pyetjet për Studenikinin, SVR-ja tha se nuk pranon të komentojë.

BE-ja nuk i publikoi emrat e 19 diplomatëve rusë të përfshirë në listën e zezë, ose nuk i akuzoi drejtpërdrejt për spiunazh, por tha se ata u angazhuan “në aktivitete në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”.

“Bashkimi Evropian po vepron në përgjigje të veprimeve të paligjshme dhe përçarëse të anëtarëve të caktuar të misionit rus kundër interesave dhe sigurisë së BE-së dhe shteteve të saj anëtare”, u tha në një deklaratë të BE-së.

Emri i Studenikinit shfaqet ende në faqen e internetit të misionit të përhershëm të Rusisë në BE, ku ai renditet si këshilltar për bashkëpunimin industrial.

Kjo listë, e cila duket se nuk është përditësuar, përfshin shumë diplomatë rusë që janë larguar nga Brukseli. Në mesin e tyre është edhe Denis Pavlov, i cili është dërguar në Republikën e Afrikës Qendrore për të koordinuar mes mercenarëve rusë dhe policisë lokale.

Prapavija e armëve kimike

Studenikin nuk ishte diplomat karriere përpara se t’i bashkohej misionit të përhershëm të Rusisë në BE në vitin 2014, sipas profilit të tij në LinkedIn.

Me shkollim ushtarak në mbrojtjen kimike, Studenikin punoi në OPCW – organizatën prej 193 anëtarësh, që detyrë të deklaruar ka eliminimin e përhershëm të armëve kimike.

Rusia ka marrëdhënie të vështira me OPCW-në që nga viti 2018, kur organizata konfirmoi se një agjent i fuqishëm nervor i epokës sovjetike, i njohur si Novichok, ishte përdorur për helmimin gati fatal të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij në Angli.

Britania e akuzoi inteligjencën ushtarake ruse për këtë sulm.

Novichok u identifikua si substancë e përdorur edhe në një sulm të ngjashëm kundër aktivistit të opozitës ruse, Aleksei Navalny, në vitin 2020.

Këto informacione sugjeruan se Rusia mund të ketë një program të padeklaruar sekret të armëve kimike, në kundërshtim me traktatin ndërkombëtar.

Rusia e mohon përfshirjen në helmimet e Skripalit dhe Navalnyt, pavarësisht provave thelbësore që dokumentojnë praninë e operativëve të inteligjencës ruse në të dyja incidentet. Moska, gjithashtu, mohon se ka një program sekret të armëve kimike.

Në tetor të vitit 2018, autoritetet holandeze dhe ato amerikane akuzuan inteligjencën ushtarake ruse për një komplot për t’i hakuar sistemet kompjuterike të OPCW-së.

Muajin e kaluar, Rusia nuk arriti ta rifitonte vendin në Këshillin Ekzekutiv të OPCW-së. Kjo është hera e parë në historinë e organizatës që Moska nuk ka vend në organin vendimmarrës.

Një burim që ka punuar në selinë e OPCW-së në Hagë për më shumë se dhjetë vjet, tha se Studenikin hyri në organizatë si inspektor, por shpejt u transferua në Departamentin e Ndihmës dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, përgjegjës për mbështetjen e “përpjekjeve të palëve shtetërore për t’i përmbushur detyrimet sipas konventës” si dhe për “lehtësimin e reagimit dhe trajtimit të kërcënimeve që përfshijnë kimikate toksike”.

Të dhënat e rrjedhura tatimore të Rusisë treguan se Studenikin ka punuar, gjithashtu, si ekspert në Agjencinë Federale të Industrisë të Rusisë – tashmë jofunksionale. Ajo, mes tjerash, ishte përgjegjëse për përmbushjen e detyrimeve të Rusisë ndaj Konventës së Armëve Biologjike dhe Konventës së Armëve Kimike.

Profili i Studenikinin në LinkedIn thotë se ai ka kryer edhe disa kurse trajnimi për mbrojtjen kundër armëve kimike. Ato përfshijnë sesione në qendrën kryesore të trajnimit të Britanisë për mbrojtjen kundër kërcënimeve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.

Megjithatë, nuk dihet se kur u zhvillua ky trajnim i supozuar.

Studenikin tha se punësimi i tij në OPCW përfundoi pasi i kishte përfunduar kontrata.

Manuali i OSBE-së për vëzhguesit afatgjatë të zgjedhjeve, si Studenikin, thotë se për këtë rol, organizata kërkon njerëz “me përvojë në administrimin e zgjedhjeve, me ekspertizë ligjore lidhur me zgjedhjet dhe/ose me përvojë krahasuese vëzhgimi”.

Profili i Studenikinit në LinkedIn nuk përmend ndonjë përvojë në monitorimin e zgjedhjeve ose punë tjetër me OSBE-në – aktiviteti i së cilës është kritikuar shpesh nga qeveritë perëndimore, të cilat e kanë cilësuar si të paralizuar nga Rusia.

OSBE-ja mbajti samitin e saj vjetor në Maqedoninë e Veriut në nëntor, por disa vende anëtare e bojkotuan takimin, për shkak të pranisë së diplomatëve të lartë rusë, përfshirë ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.

Shpërndaje

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Ardian Krasniqi i jashtëzakonshëm, boksieri shqiptar fiton meçin në Stutgart

Ardian Krasniqi i jashtëzakonshëm, boksieri shqiptar fiton meçin në Stutgart

55 minuta më parë
Presidenti Erdogan: Paqja në Ukrainë nuk është larg

Presidenti Erdogan: Paqja në Ukrainë nuk është larg

2 orë më parë
Shefqet Gjocaj, kandidat i Vetëvendosje mesazh rinisë: Rinia shqiptare ka sjellë vazhdimisht frymë të re

Shefqet Gjocaj, kandidat i Vetëvendosje mesazh rinisë: Rinia shqiptare ka sjellë vazhdimisht frymë të re

2 orë më parë
Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit

Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit

3 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH