Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka theksuar se angazhimi i tij në drejtimin e kryeqytetit bazohet në besimin e qytetarëve dhe jo në manovrat politike.
“Kur dikush tenton të më imponojë vullnetin e vet ose të më orientojë kah nuk duhet me shku, unë vetëm tërhiqem, nuk është problem. Prishtina është keq për 26 vjet pikërisht sepse nuk po ndryshohen rregullat e lojës. Po provoj, po rrezikoj, jam shumë i vetëdijshëm, por e bëj këtë sepse fuqia ime vjen nga besimi i qytetarëve, jo nga taktizimet politike,” ka deklaruar Çeku në “Politiko”


























