Kandidatja për deputete nga Lista Guxo, Jeta Statovci, në një postim në profilin e saj në Facebook, pas njohjes së Kosovës nga Bahamas, ka thënë se lajmet e mira nuk kanë fund këto ditë.
Ajo ka thënë se pas heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës dhe kontratave të reja për forcimin me municione moderne të FSK-së, Kosova po njihet nga shumë vende dhe Amerika po e përserit se kufijtë e Kosoës do të respektohen.
“Kemi përsëri lajme të mira! Pas heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, dhe kontratave të reja për forcimin me municione moderne të FSK-së, shtetësia e Kosovës forcohet edhe me një tjetër njohje; këtë herë nga Bahamas, teksa aleatja më e madhe e Kosovës, SHBA-të, përsërisin mbështetjen për respektimin e kufijve të Kosovës.
Ecim drejt 28 dhjetorit me suksese tjera”, ka thënë Statovci e cila mban numrin 17 në listën e Vetëvendosjes.


























