Gjatë mëngjesit të sotëm, autobusi i linjës 3A në kryeqytet ishte i stërmbushur me njerëz.
E si pasojë, kjo rrezikon jetën e pasagjerëve, të cilët sipas një videoje të dërguar në redaksinë e Klankosova.tv, shihen të jenë me trupa jashtë derës së autobusit.
Me reshjet e borës, qarkullimi në Prishtinë është vështirësuar, gjë që njëkohësisht ka mbingarkuar edhe autobusët me udhëtarë.