Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Stoltenberg tha të martën se Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës në “afatgjatë”.
Por ka theksuar ai, çështja imediate është që ajo të mbetet një komb i pavarur përballë pushtimit të Rusisë.
“Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës sonë, por në të njëjtën kohë kjo është një perspektivë afatgjatë”, citohet të ketë thënë Stoltenberg para gazetarëve gjatë një vizite në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki.