Analistja Ivana Stradner, tha se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq po vazhdon me propagandën e tij, përcjell KosovaPost.
Ajo në platformën ‘X, ka shkruar rreth deklaratës së liderit serb për shpërthimin në Mitrovicë. Vuçiqi tha se shpreson që amerikanët të mos qëndrojnë prapa shpërthimit.
“Presidenti serb tani beson se ShBA qëndron pas një shpërthimi në Kosovë. Kohët e fundit propaganda e tij ka akuzuar MI6 britanik për komplot të një lufte në Ballkan. Ai falënderoi inteligjencën ruse për “informacionet” se Perëndimi dëshiron ta rrëzojë atë nëpërmjet një revolucioni me ngjyra. Paranoja”, ka shkruar ajo.