Portieri shqiptar Thomas Strakosha raportohet se është afër transferimit në Greqi.
‘Gardiani’ i Kombëtares së Shqipërisë duket se ka vendosur të largohet nga klubi anglez, Brentford.
Sipas medieve greke, Strakosha karrierën do ta vazhdojë tek AEK.
Klubi i njohur grek dhe portieri shqiptar thuhet se tashmë kanë arritur marrëveshje dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet transferimi i Strakoshës tek skuadra AEK.
Strakosha shfaqi formë të mirë në Evropianin ‘Gjermani 2024’ me Kombëtaren e Shqipërisë.