Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

    Nëntë të arr*estuar, pas përplasjes mes tifozëve të Rangers dhe Celticut në fushë

    Trumpi flet me Putini për su*lmet ukrainase dhe armët bërthamore të Iranit

    Putin zhvillon telefonatë me Trumpin për të diskutuar mbi Iranin dhe negociatat për Ukrainën

    Presidenca i përgjigjet OVL-UÇK-së: EULEX-i e Specialja janë të ndara, mandatin e Speciales mund ta vazhdojë vetëm Kuvendi

    A do të rikthehet Osmani në LDK, ja qëndimi i saj

    Haxhiu: Me peshë Kushtetuese dhe vullnetin e qytetarëve, do ta nderoj detyrën si Kryetare e Kuvendit

    Haxhiu: Vendimi i Kushtetueses hap i rëndësishëm për të parandaluar pasoja – aktiviteti i Kuvendit mbetet i kufizuar

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Pl@goset një person në Skenderaj, policia jep detaje

    Shqipëri, opozita vazhdon protestën “Foltore”

    Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Forumin e Salzburgut, diskutohet për forcimin e sigurisë dhe lu*ftën kundër kr*imit

    Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit

    LVV: Masë e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese mbron rendin kushtetues

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Serbi/Studentët dhe qytetarët kërkojnë zgjedhje, pushteti përgjigjet me represion

29 Qershor 2025, 19:36
në Lajme, RAJON
Serbi/Studentët dhe qytetarët kërkojnë zgjedhje, pushteti përgjigjet me represion
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë pas protestës “Shihemi në Vidovdan”, e cila përfundoi në mënyrë paqësore në sheshin Sllavija, fokusi pas demonstratave masive janë dhuna, përleshjet dhe ndërhyrja e policisë. Shumë qytetarë janë ndaluar. Pushteti akuzon studentët për organizimin e përleshjeve, ndërsa studentët dhe opozita e fajësojnë regjimin e Aleksandar Vuçiqit për nxitjen dhe përshkallëzimin e dhunës.

Edhe pse protesta “Shihemi në Vidovdan”, e organizuar nga studentët, përfundoi pa incidente në sheshin Sllavija, mbrëmja e së shtunës në qendër të Beogradit u karakterizua nga përleshje dhe ndërhyrje të policisë. Përleshjet ndodhën kur qytetarët tentuan t’i afroheshin parkut të Pionierëve, ku ndodheshin përkrahësit e pushtetit.

Një pjesë e qytetarëve tentuan t’i afroheshin parkut nga disa drejtime, por u ndaluan nga kordonët e policisë. Pasuan tensione, përplasje, hedhje fishekzjarresh dhe shishe, ndërsa policia reagoi me gazlotsjellës dhe sprej piperi. Ndërhyrja policore përfundoi pas mesnate. U arrestuan së paku 77 persona, ndërsa 48 pjesëtarë të policisë mbetën të lënduar.

Duke folur nga Pallati i Serbisë, presidenti Aleksandar Vuçiq i akuzoi ashpër studentët, duke thënë se u kanë dërguar qytetarëve “një thirrje të drejtpërdrejtë për përleshje civile dhe sulme ndaj policisë”. Ai paralajmëroi ndjekje penale për të gjithë të përfshirët.

“Sillen si të dërguar të Zotit që munden të bëjnë çfarë të duan. I bëj thirrje Prokurorisë që të bëjë punën e vet. Ka ardhur koha e përgjegjësisë. Nuk do të nënshkruaj asnjë kërkesë për falje. Në këtë dhunë nuk morën pjesë vetëm të rinjtë arrogantë dhe mendjemëdhenj, por edhe të moshuar që i nxitën për interesa të tyre politike”, tha Vuçiq.

Ai kishte paralajmëruar më herët se priste dhunë në protestë. “Nuk e di çfarë kanë menduar, se do të jenë më të fortë se shteti? Përkufizimi i shtetit është fuqia. Nuk ka asgjë më të fortë se shteti”, deklaroi ai.

Sipas urdhrit të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, 29 personave u është caktuar ndalim prej 48 orësh për sjellje të dhunshme pas protestës. Arrestimet po vazhdojnë. Studentët deklarojnë se shumë prej kolegëve të tyre janë ndaluar, ndërsa mediat raportojnë se autoritetet po arrestojnë studentë të cilët pushteti i akuzon se “kanë planifikuar sulme ndaj institucioneve shtetërore me qëllim krijimin e kaosit dhe ndryshimin e dhunshëm të rendit kushtetues”.

Studentët dhe opozita akuzojnë pushtetin se ka provokuar dhunën dhe ka reaguar në mënyrë brutale ndaj një proteste paqësore qytetare, duke theksuar se lufta kundër regjimit autoritar do të vazhdojë.

Organizatorët e protestës, lëvizja studentore “Studentët në Bllokadë” hedhin poshtë akuzat për dhunë dhe fajësojnë koalicionin në pushtet për incidentet. “Pushteti kishte të gjitha mjetet dhe kohën për të përmbushur kërkesat tona dhe për të parandaluar përshkallëzimin, por zgjodhi represionin”, thuhet në deklaratën e tyre në rrjetin X.

Sipas vlerësimeve të organizatës joqeveritare Arkivi i Tubimeve Publike, në sheshin Sllavija u mblodhën rreth 140.000 njerëz. Në protestën që u mbajt gati tetë muaj pas tragjedisë në Novi Sad, u kërkuan zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, kërkesë që presidenti Vuçiq e refuzon. U dërgua mesazhi se pushteti aktual nuk ka më legjitimitet dhe se ndryshimet janë të domosdoshme.

Në pankarta te shumta ishin mesazhe si “Shteti jemi ne”, “Rrëzojmë regjimin mafioz”, duke porositur se nuk do të pranojnë më represion dhe padrejtësi. Qytetarët deklaruan se kishin ardhur për të mbështetur kërkesat e studentëve dhe se nuk do të heqin dorë.

“Erdha për të mbështetur studentët dhe kërkesat e tyre. Kur na thërrasin studentët, ne vijmë. Ky është mesazhi. Besoj në forcën dhe sinqeritetin e tyre, prandaj jam këtu”, tha njëri nga qytetarët e pranishëm.

“Të rinjtë sot, sipas mendimit tim, e kuptojnë më mirë situatën sesa ne të moshuarit. Janë më të mençur, më të aftë dhe kanë të drejtë të udhëheqin betejën për një Serbi të lirë. Ne duhet t’i mbështesim”, tha një protestuese.

“Më e rëndësishmja është që zërat e lirë të qytetarëve të mos heshtin. Mbështetja për studentët është mbështetje për lirinë. Lufta e tyre është edhe e jona”, theksoi një tjetër qytetare.

Partitë opozitare në Serbi vlerësuan se protesta në Beograd ishte masive dhe paqësore dhe se qytetarët shprehën qartë vullnetin për ndryshime, duke akuzuar pushtetin aktual për dhunën. Ato theksuan se “policia dhe xhandarmëria kanë rrahur brutalisht qytetarët, duke treguar se regjimi i Aleksandar Vuçiqit mbijeton vetëm përmes forcës dhe frikës”.

Kryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, Dragan Gjillas, deklaroi se protesta tregoi se Serbia dëshiron ndryshime.

“Shtatë muaj Vuçiq dhe regjimi i tij refuzojnë të përmbushin kërkesat e studentëve dhe qytetarëve të Serbisë. Për shtatë muaj, ata i quajnë njerëzit që kërkojnë drejtësi terroristë, nazistë, mercenarë të huaj. Gjatë gjithë kohës bllokojnë hetimin për vrasjen e 16 personave në Novi Sad dhe vazhdojnë me shkatërrimin dhe plaçkitjen e Serbisë,” theksoi Gjillas.

Pas tubimit masiv të Vidovdanit, është e qartë se pakënaqësia e qytetarëve në Serbi nuk po zbehet. Studentët kanë dërguar mesazhin se lufta kundër regjimit autokratik vazhdon./rtk

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kimete Berisha: Një grua e rrezikshme

Kimete Berisha: Një grua e rrezikshme

6 orë më parë
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

7 orë më parë
Nëntë të arr*estuar, pas përplasjes mes tifozëve të Rangers dhe Celticut në fushë

Nëntë të arr*estuar, pas përplasjes mes tifozëve të Rangers dhe Celticut në fushë

7 orë më parë
Trumpi flet me Putini për su*lmet ukrainase dhe armët bërthamore të Iranit

Putin zhvillon telefonatë me Trumpin për të diskutuar mbi Iranin dhe negociatat për Ukrainën

7 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH