Studentët në Shkup sot protestojnë për tr*agjedinë në Koçan

Protestat nisën dje fillimisht në sheshet e Koçanit, ku protestuesit u nisën nga Parku i Qytetit, për të vazhduar para objektit të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore të Koçanit.

“Kërkojmë drejtësi” dhe “vrasës” ishin thirrjet e qytetarëve.

Protesta u zhvilluan edhe para shtëpisë private të kryetarit të Komunës së Koçanit, Lupço Papazov, i cili dje dha dorëheqje.

Maqedonia e Veriut ka shpallur shtatë ditë zie, e cila nisi dje, për 59 viktimat e tragjedisë në Koçan. U bë e ditur se 84 pacientë po trajtohen në Shkup dhe 51 të tjerë janë dërguar jashtë vendit, 20 prej tyre në gjendje kritike.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika