Shqiptarët e duan aq shumë gjumin, saqë renditen të parët në botë për sa i përket kohëzgjatjes së gjumit, sipas një studimi të revistës “Nature”.
Nga 63 kombësitë e hulumtuara, studimi tregoi se shqiptarët flinin më shumë, mesatarisht 7 orë e 32 minuta në natë .
Sllovakët, rumunët, çekët dhe ukrainasit renditen pas Shqipërisë.
Sociologu Edmond Dragoti tha në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjumi është shumë i pranishëm në jetën e shqiptarëve pavarësisht se jemi larg Ekuadorit.
“Fakti që shquhemi është një surprizë, në kuptimin që nëse spanjollët, italianët apo grekët dallohen për dremitjen e pasdites, që mbyllin dyqanet, shkojnë flenë dhe kthehen prapë, ne dyqanet i mbajmë hapur, por flemë aty,” – u shpreh Dragoti duke qeshur.
Sociologu shtoi se ata që janë më pranë vapës flenë më pak, kjo në aspektin gjeografik, ndërsa në aspektin kulturor, ai tha se populli shqiptar është pak dembel.