Një person është arrestuar të shtunën në Gjakovë pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht dy femra.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari po ashtu kishte shkaktuar edhe dëme materiale në shtëpi.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. I dyshuari kishte shkaktuar edhe dëme materiale në shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport