Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, si një akt të papranueshëm për shoqërinë tonë.
Konjufca në një postim në Facebook, ka thënë se dhuna kurrë nuk ka qenë zgjidhje e kurrë nuk do të zë vend, sepse jemi të vendosur kundër saj.
“E dënoj sulmin ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit, si një akt të papranueshëm për shoqërinë tonë që për mjet dhe qëllim ka vetëm demokracinë. I uroj shërim të shpejtë e shëndet të plotë! Dhuna kurrë nuk ka qenë zgjidhje e kurrë nuk do të zë vend, sepse jemi të vendosur kundër saj”, ka shkruar Konjufca.
Ai ka thënë se i mbështetë organet përkatëse në punën e tyre për zbardhje të plotë të ngjarjes dhe bën thirrje që organet e drejtësisë ta ndjekin në plotni rastin dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar.