Kryeqyteti shqiptar ishte nikoqir i pritjes së ministrave të Mbrojtjes të vendeve të rajonit që janë anëtare me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut A5 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë konferencë të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, me shtete anëtare të këtij mekanizmi, mori pjesë edhe Kosova.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka përfaqësuar Kosovën në këtë takim.
Fillimisht, hapjen zyrtare të saj e bëri ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, së bashku me ndihmëssekretaren e Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare, Celeste Wallander.
Wallander tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të mbështesin ato vende që të cilat aspirojnë të bëhen shtete anëtare të NATO-s.
“Angazhimi ynë për politiken e dyerëve të hapura të NATO-s mbetet i palëkundur, por në fund të fundit anëtarsimi në organizatën e NATO-s është edhe një nga parimet mbi të cilat u themelua Karta e Adriatikut”, tha ajo.
I pari i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, në fjalën e tij e përmendi nevojën e domosdoshme të anëtarësimit të Kosovës në Kartën e Adriatikut.
“Nga vendi vëzhgues të pranohemi me të drejta të plota si vend anëtarë në iniciativën e Kartës së Adriatikut, duke argumentuar që me të vertetë ideja orgjinale e Kartës së Adriatikut ka qenë përgaditja e vendeve të regjionit për tu bërë si pjesë e NATO-s”, tha Maqedonci.
Po ashtu, ai tha se për shkak të dallimeve të brendshme politike, Bosnja dhe Hercegovina heziton ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm.
Maqedonci në këtë takim, para të pranishmëve përmendi edhe sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit.
“Qasjen hexhemoniste që republika e serbisë po vazhdon të ketë në raport me republikën e kosovës dhe mbështetjen që po e jep grupeve terroriste të cilat po strehohen aktualisht në serbi të cilat para një viti kanë tentuar aneksim të pjesshëm të territorit tonë, kurse dyshohet që edhe së fundi, para disa ditëve realizuan sulm terrorist me qëllim që të krijojnë efekt katastrofal për qytetarët”, tha Maqedonci.
Ndërsa ministri Pirro Vengu tha se Shqipëria në vazhdimësi, sikurse edhe sot, ka kërkuar që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut A5.
“Kemi kërkuar sot fuqimisht me të gjitha mundësit që na jepen në këto tryeza që edhe kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota të Kartës së Adriatikut A5. Një pjesë e mirë e vendeve pjesëmarrëse në këtë tryezë e pranojnë këtë realitet, e kërkojnë dhe e dëshirojnë një anëtarësim të tillëpavarsisht se menden ende dy vende të cilat e shohim më skepticizëm dhe e refuzojnë një realitet të tillë”, tha Vengu.
Përveç kësaj, Vengu deklaroi se shteti shqiptar e dënon fuqishëm sulmin terrorist të së premtes mbrëma në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.
“Përmendëm edhe sulmin e sabotazhit i cili ka ndodhë së findmi, i cili ka pasur vëmendjën maksimale qoftë nga shtetet e bashkuara të Amerikës, të KFOR-it dhe u ritheksua edhe një herë nga ana jonë dhe nga pala amerikane. Rëndësia që ka KFOR-i në menagjimin e të gjitha aspekteve dhe të situatave të sigurisë në Kosovë”, tha Vengu.
Krejt në fund, pas këtij takimi u nënshkrua një deklaratë e përbashkët e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të A5-s, e po ashtu u shkrep edhe një foto familjare e tyre./rtk