Një zyrtar korrektues, me inicialet Ç.SH, i punësuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt ku dyshohet se ka plagosur një person.
Kjo u bë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës se një zyrtar korrektues, me inicialet Ç.SH, i punësuar në Qendrën Korrektuese Dubravë, dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt ku dyshohet se ka plagosur një person, institucioni ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme.
Në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi, zyrtari në fjalë është suspenduar nga detyra deri në përfundim të procedurave përkatëse”.


























