Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dorëzuar detyrat që i takojnë ministrisë së re ministrit të Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu.
Në Qeverinë e kaluar, përgjegjësitë për digjitalizimin dhe administratën publike janë ushtruar nga Ministri i Punëve të Brendshme. Me krijimin e ministrisë së re, këto përgjegjësi janë ndarë dhe tashmë drejtohen nga Lulëzon Jagxhiu.
Sveçla ka theksuar se gjatë mandatit të kaluar, administrata publike ka shënuar reforma të rëndësishme të brendshme, të cilat kanë forcuar funksionimin institucional dhe kanë krijuar bazë të qëndrueshme për vazhdimin e procesit të reformimit nën udhëheqjen e ministrit të ri.
Ai i ka uruar Jagxhiut mbarësi në detyrë, duke theksuar se kjo reflekton drejtpërdrejt në progresin e administratës shtetërore dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.


























