Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është takuar me ambasadorin William Walker, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka theksuar se për gati dy orë takim me Walker kanë biseduar për progresin e Kosovës.
“Kisha nderin e madh të mirëpres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme mikun tim të veçantë, mikun e përhershëm të popullit shqiptar, zërin e së vërtetës, atë të Reçakut, Ambasadorin William Ëalker. Për gati dy orë takim të përzemërt biseduam për progresin e Republikës së Kosovës, për demokratizimin e institucioneve tona si shembull në rajon e për angazhimin tonë të përditshëm në sundimin e rendit, ligjit, luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla.
Sveçla ka potencuar se çdo fjalë e ambasadorit Walker është motiv i madh për të gjithë ne.